Shqipërim Musliu zgjedhet kryetar i LPD-së: Do të ndjekim rrugën e babait në realizmin e aspiratave tona!

Lajme

Shqipërim Musliu zgjedhet kryetar i LPD-së: Do të ndjekim rrugën e babait në realizmin e aspiratave tona!

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:12
Shqipërim Musliu

Lëvizja e Progresit Demokratik në kuvendin e saj zgjedhor, për kryetar ka zgjedhur Shqipërim Musliun, djalin e ish-liderit të Luginës së Preshevës të ndjerit Jonuz Musliu, ish-kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe ish -drejtor politik i SHP të UCPMB-së.

Shqiprim Musliu kryetar i ri i LPD-së për  “Presheva jonë” ka deklaruar se “do vullnet, forcë dhe motiv që së bashku me anëtarët tjerë të partisë të veprojë drejtë duke avancuar cështjen tonë kombëtare, deri në realizmin e aspiratave tona kombëtare, ashtu siç na kishte mësuar Jonuz Musliu..”

LPD është pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit dhe pjesë përbërëse e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Jonuz Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik që nga themelimi ndërsa pas një beteje disa mujore me sëmundje vdiq më 18 Janar në spitalin e Edrenes në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat