Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantuesen superseksi

Lajme

Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantuesen superseksi

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:33
Kryeministri Edi Rama dhe Gea Braha

Para pak ditësh, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mediat që brenda 24 orësh të heqin nga transmetimi reklamat e kazinove dhe ato të basteve sportive.

Ky vendim, u shpreh Rama, është masa e parë për të mbërritur deri në datën 31 dhjetor kur do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve.

Duket se ky vendim i Ramës prek një prej emisioneve të transmetuara nga “Supersport”. Bëhet fjalë për emisionin “Bar Skedina”. Ky emision bazohet te parashikimet e ndeshjeve, ku të ftuarit japin parashikimet e tyre për rezultatet e ndeshjeve, duke iu referuar kompanisë së lotos, e cila është pjesë e emisionit.

Image

Mbetet për t’u parë nëse ky paralajmërim i Ramës do të çojë në mbylljen e emisionit, i cili këtë sezon drejtohet nga Gea Braha, ish-velina e “Fiks Fare”. Kujtojmë që në fillim programi është drejtuar nga Ilda Bejleri, më pas nga Bora Zemani dhe këtë sezon nga Gea.

Vetë Braha ende nuk ka bërë ndonjë prononcim, së ç’do të ndodhë me punën e saj në televizion. Katër vite më parë, Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”. Prezantuesja, që ka studiur Financë, pas largimit si velinë, vazhdoi punën në po të njëjtën media si gazetare sporti, ku dhe krijoi miqësitë e saj me futbollistët.

Image

Pak kohë më parë, ajo bëri një rrëfim ndryshe në media. Ajo nuk e fshehu që është e apasionuar pas televizionit dhe gjatë intervistës së saj shprehu dëshirën që në të ardhmen synon të ketë një emision të sajin.

“Nuk më pëlqen të kthehem aty ku e kam nisur, te kërcimi. Do të më pëlqente shumë të kisha një emision timin. Pse jo edhe një emision sportiv apo një emision që merret me showbiz. Nuk do të preferoja një emision politik, pasi nuk më tërheq aspak politika. Nëse më bëhet një ofertë për në fushën e modelingut, do të pranoja me kënaqësi. Unë si modele e kam nisur karrierën time dhe vijoj të jem e apasionuar pas modës. Unë aktualisht jam duke u marrë me një projekt timin. Ju them vetëm që do të qëndroj në ekran. Gjithçka që ka të bëjë me artin, mua më pëlqen”, citohet të jetë shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat