Çështja e Kosovës vë në lëvizje Vuçiqin, paralajmërohet ofansivë diplomatike

Lajme

Çështja e Kosovës vë në lëvizje Vuçiqin, paralajmërohet ofansivë diplomatike

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:08
Aleksander Vuçiq

Çështja e arritjes së marrëveshjes finale me Kosovën e ka vënë në lëvizje presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, Vuçiq deri në fund të këtij viti pritet që të takohet me figura të larta të shteteve të ndryshme për të kërkuar mbështetjen në lidhje me çështjen e Kosovës.

Ashtu siç bëhet e ditur, javën e ardhshme presidenti austriak, Alexander Van Der Belen, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi ku do të takohet me homologun serb, Aleksander Vuçiq.

Austria njihet si përkrahje e fuqishme e pavarësisë së Kosovës.

Vuçiq pritet që në janar të takohet edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Brenda kësaj periudhe, sipas raportimeve ai pritet që në Beograd të takohet edhe presidentin francez, Emanuel Macron.

Presidenti serb në lidhje me çështjen e Kosovës, ekonomisë dhe interesave tjera të përbashkëta shtetërore, pritet që të takohet edhe me presidentin turk, Tayip Erdogan.

E në bazë të raportimeve të mediave serbe, takim pritet të zhvillohet edhe me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Kujtojmë se në takimin e kaluar mes Vuçiq dhe Putin, temë diskutimi ishte edhe çështja e Kosovës.

Ndërkaq, si temë më e përfolur e ditëve të fundit është edhe mundësia e korrigjimit të kufijve si pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qëndrimet e fuqive botërore në lidhje me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat