Ismet Beqiri: Vetëvendosje ma dogji makinën, LDK nuk harron asgjë!

Lajme

Ismet Beqiri: Vetëvendosje ma dogji makinën, LDK nuk harron asgjë!

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:27
Ismet Beqiri

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se LDK nuk i harron ato që Vetëvendosje i ka bërë partisë së tij.

Ai ka ripërsëritur akuzat ndaj Vetëvendosjes për djegie të makinës së tij, dhe sipas tij, tash nuk ka as edhe një rezultat të hetimeve.

“Ma kanë djeg makinën. E kam thanë edhe atëherë. Dy vjet, u bënë dy vjet, nuk ke asnjë informacion nga hetimet”, tha Beqiri.

Ai ka thënë se LDK i mban mend këto veprime.

“Nëse dikush tenton mu shfajësu, mos të harrojnë se LDK-ja këto veprime i mban mend”, ka thënë ai në RTK.

Sipas tij, LDK po bashkëpunon me VV-në në mënyrë që ta bëj një opozitë më të fortë për ta kundërshtuar Qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat