Gjuriq: Vendimi i Prishtinës për të ashtuquajturën ushtri mund të ketë pasoja të paimagjinueshme - Bota Sot
Gjuriq: Vendimi i Prishtinës për të ashtuquajturën ushtri mund të ketë pasoja të paimagjinueshme

Lajme

Gjuriq: Vendimi i Prishtinës për të ashtuquajturën ushtri mund të ketë pasoja të paimagjinueshme

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:55
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq

Votimi i Kuvendit të Kosovës për tre projektligje me anë të të cilave do të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri, ka ngjallur reagim në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ky vendim mund të ketë pasoja të paimagjinueshme, shkruajn mediat serbe.

“Ky vendim për të ashtuquajturën Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe krijimin e ushtrisë së shtetit të rremë të Kosovës mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për sigurinë në rajon”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se Beogradi pret një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të parandalohet një eskalim i situatës dhe të ketë militarizim në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...