Shembull për veteranët mashtrues: Ja si shpëton komandant Hoxha nga predha gjatë luftës ballë për ballë me armikun

Lajme

Shembull për veteranët mashtrues: Ja si shpëton komandant Hoxha nga predha gjatë luftës ballë për ballë me armikun

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:56
Komandant Hoxha, pamje nga video

Kjo pamje gjatë luftimeve të komandant Hoxhës, flasin shumë për veteranët mashtrues, të cilët lufta e fundit në Kosovë, nuk i kishte gjetur në front, shumica prej tyre ishin skutave duke ikur apo edhe jashtë Kosovës, si disa “komandantë” të cilët tërë luftën nga hotelet e Tiranës e kanë kryer, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në këtë video, komandant Hoxha shihet duke luftuar me armikun serb, i cili për fat të mirë shpëton nga një granat e hedhur në drejtimin e tij.

Sakrificës dhe guximit të komandantëve ua kanë lakmi të gjithë, por atyre që ishin jashtë Kosovës, dhe atyre që tashmë pas luftës në Kosovën e lirë e rritën numrin në 60 mijë veteranë.

E tillë do të mbetet edhe vepra e komandat Hoxhës, i cili u shqua për guximin dhe trimërinë në luftën e Kosovës, ku nuk kursej asgjë për të mbrojtur vendin në kohën më të vështirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat