Deputeti Zemaj viziton Harilaqin, vendin ku Qeveria do të deponoj materiale të rrezikshme

Lajme

Deputeti Zemaj viziton Harilaqin, vendin ku Qeveria do të deponoj materiale të rrezikshme

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2018 Në ora: 21:09
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka vizituar sot fshatin Harilaq të Fushë Kosovës, ku Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e deponisë së materialeve të rrezikshme.

E kjo ka ngritur shqetësim të madh tek banorët e asaj pjese.

Me këtë rast, Zemaj fton Qeverinë dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të rishikoj këtë vendim në harmoni me kërkesat e qytetarëve të fshatit Harilaq.

Lexojeni shkrimin e Zemajt:

Sot, së bashku me Mentor Zogjanin, njëherit njëri ndër banorët protestues të fshatit Harilaq të Fushë-Kosovës, vizituam pjesën ku ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për vendosjen e deponisë së materialeve të rrezikshme në një zonë, e cila nuk është larg pjesëve të banuara. Afërsia e saj ka ngritur shqetësime për këta qytetarë, jo vetëm për arsye të anashkalimit të tyre, por edhe duke mos i njoftuar fare se çka do të vendoset aty, çka nënkupton ‘materiale të rrezikshme’, sa është siguria për ta, si menagjohet ajo dhe cili është rreziku të cilit i nënshtrohen ata. Këto fakte bëhen edhe më shqetësuese atëherë kur as Komuna e Fushë-Kosovës, sipas banorëve nuk është pyetur, si dhe qytetarët nuk janë konsultuar fare si institucion lokal, i cili është përgjegjës për atë pjesë.

Andaj, ftoj Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të rishikojnë këtë vendim në harmoni me kërkesat dhe kushtet e banimit të qytetarëve të fshatit Harilaq të Fushë-Kosovës, ku po ashtu kjo deponi prek shumë afër edhe pjesët e gjetjeve arkeologjike siç është: “Kalaja e Harilaqit”, lagjen e Rrafshinave, pjesë të Korreticës, e po ashtu në nj? afërsi është vendosur edhe ndërtimi i Stadiumit Nacional të Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat