Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Lajme

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 08:12
Ilustrim

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Sindikata e Policisë së Kosovës- seksioni i femrave, në bashkëpunim me FES Kosova dhe OPIC, mbajnë konferencën “Të drejtat dhe pozita e femrave të punësuara në polici dhe mbrojtja e të drejtave të tyre në punë” (Hotel “Afa”, Prishtinë, ora 09:30)

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Në Aleancën Franceze ekspozitë me titull “Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve”, e propozuar nga shoqata franceze “Écrits de lumière” (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

Mbahet ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit (Para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

Me rastin e 27 vjetorit të rënies zbulohet lapidari i dëshmorit Haki Morina (Gllarevë, ora 14:00)

Vihet gurëthemeli i ndërtimit të Qendrës së Banimit social në Malishevë (Lagja Mirëdita, Malishevë, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të sheshit të Obiliqit (Qendra e qytetit në Obiliq, ora 14:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me strukturat e drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat