Miliq: Ushtria e Kosovës po krijohet për ta ‘detyruar’ Serbinë të tërhiqet nga dialogu

Lajme

Miliq: Ushtria e Kosovës po krijohet për ta ‘detyruar’ Serbinë të tërhiqet nga dialogu

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:26
FSK

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike Jelena Miliq, ka komentuar sot miratimin e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Miliq tha se transformimi i FSK-së në ushtri përpos për përdorim të brendshëm politik, u bë edhe për ta krijuar një provokim ndaj Serbisë në mënyrë që këta të fundit të heqin dorë nga dialogu në Bruksel.

Sipas saj, miratimi i projektligjeve është vetëm hapi i parë i procesit që do të zgjasë 10 vjet, derisa bëri kërkesë ndaj zyrtarëve serbë që të kenë raporte të mira, si dhe besim te zyrtarët e BE-së, NATO-s e KFOR-it.

Ajo po ashtu rikujtoi mesazhin e NATO-s, i cili thotë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet t’i përfshijë gjitha komunitetet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat