Thaçi: David Phillips nuk ka qenë kurrë këshilltar i imi

Lajme

Thaçi: David Phillips nuk ka qenë kurrë këshilltar i imi

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 10:51
Hashim Thaçi dhe David Phillips

Së fundmi eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë. Ai nuk është pajtuar me idenë e Thaçit për “korrigjimin e kufijve” në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ka qenë Thaçi ai i cili në një emision televiziv ka shokuar me deklaratën e tij. Ai ka thënë që Phillips nuk ka qenë kurrë këshilltarë i tij.

“Ai kurrë nuk u kanë këshilltari i imi. Ai u kan këshilltar i Qeverisë, ka ba qa ka ba u shku”, ka thënë shkurt Thaçi, në emisionin Oksigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat