“Brengosëse është sjellja e prokurorisë/policisë në lidhje me djalin e shefit të AKI-së”

Lajme

“Brengosëse është sjellja e prokurorisë/policisë në lidhje me djalin e shefit të AKI-së”

Nga: N. Sh Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:30
Ramush Haradinaj, Shpend Maxhuni dhe Hashim Thaçi

Avni Zogiani, nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se është për me u brengos me sjelljen e Prokurorisë dhe Policisë në lidhje me rastin e djalit të shefit të AKI-së, sesa mundësinë e përfshirjes së djalit të tij në këtë situatë.

“Më brengosëse është sjellja e prokurorisë/policisë në lidhje me djalin e shefit të AKI-së, sesa vetë mundësia që ai të jetë përfshirë në këtë situatë!”, shkruan Zogiani në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kujtojmë se djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit, i është gjetur nga Policia e Kosovës, armë pa leje, një thikë dhe drogë.

E pas kësaj, kanë ndodhur gjera të çuditshme në institucionet e Kosovës, qëndrimi dhe deklaratat e Prokurorisë dhe Policisë kanë ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat