‘Drenicaku’ paralajmëron ministrin: Deponia me helme kimike ndërtohet vetëm mbi trupat tanë

Lajme

‘Drenicaku’ paralajmëron ministrin: Deponia me helme kimike ndërtohet vetëm mbi trupat tanë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 19:02
Jeton Zogjani

Aktori i serialit “O sa mirë”, Jeton Zogjani ka reaguar fuqishëm kundër qëndrimit të minsitrit Fatmir Matoshi rreth ndërtimit të deponisë së mbeturinave në Fushë Kosovë.

Ministri Matoshi ka thënë se ndërtimi i deponisë nuk rrezikon jetën e banorëve dhe se projekti në fjalë kushton 12 milionë euro.

Por, aktori Zogjani thotë se ndërtimi i kësaj deponie do të bëhet vetëm mbi trupat e tyre.

“Minister edhe ashtu shume miljona jan humbe n’Kosove, le te humbin edhe keto, nuk bohet nami. Minister vec mbi trupat tone bohet deponia me helme kimike n’Harilaq dije…”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat