Berat Buzhala paralajmëron: Nëse më ndodh gjë, e kam nga Presidenti Thaçi

Lajme

Berat Buzhala paralajmëron: Nëse më ndodh gjë, e kam nga Presidenti Thaçi

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 20:29
Berat Buzhala dhe Presidenti Hashim Thaçi

Gazetari dhe drejtuesi i gazetës “Exspress” në Prishtinë, Berat Buzhala deklaron se ka presione nga ana e Presidentit Hashim Thaçi dhe njerëzve të tij për shkak të linjës editoriale që gazeta “Express” dhe televizioni “T7” mbajnë për zhvillimet në Kosovës.

Në një status në Facebook, Buzhala bënë dije se është i përgatitur për sulme fizike ndaj tij. Për këtë qëllim, gazetari i njohur vë në dieni deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe diplomatët që veprojnë në këtë shtet.

Postimi i plote i Buzhales:

“Une jam pergatite fizikisht edhe psikoligjikisht me me rrehe Presidenti, ose dikush me urdher te tij, per shkak qe nuk eshte i kenaqur me raportimet tona ne Gazete Express dhe T7:

Presioni qe po ushtrohet ne drejtim te mediave, e posacerisht ndaj medias ku une punoj, nga Presidenti Thaci, dhe njerezit e tij, eshte i tmerrshem. Te gjithe njerezit e politikes qe i kam ne listen e miqve ne FB le ta marrin kete si nje njoftim zyrtar. Le te mbetet e shenuar, le te mbetet fjale publike, ky postim i imi, ne menyre qe te mos thuhet qe nuk e ke paralajmeru. Ne menyre qe mos me i rreziku personat tjere, ndaj te cileve po ushtrohet presioni, po duhet me qene jotransparent.

Per cdo rast po i bej tag disa nga politika, duke perfshire qeverine, kuvendin dhe presidencen: Vjosa Osmani-Sadriu (deputete), Naser Rugova(deputet), Ilir Deda(deputet), Abelard Tahiri(minister), Uran Ismaili(minister dhe nenkryetar i PDK’se), Daut Haradinaj(deputet), Vlora Citaku(ambasadore ne SHBA), Artan Behrami(Presidence), Endrit Shala(minister), Bilall Sherifi(deputet), U.S. Embassy Prishtina, Kosovo, German Embassy Prishtina, British Embassy Prishtina, Italian Embassy Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat