Bërnabiq: Deklarata e Beyer e dhënë në Kosovë nuk është qëndrim zyrtar i Gjermanisë

Lajme

Bërnabiq: Deklarata e Beyer e dhënë në Kosovë nuk është qëndrim zyrtar i Gjermanisë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:49
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Deklarata e deputetit gjerman, Peter Beyer, se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa njohjen e Kosovës, ka ngjallur reagime në Serbi.

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ditë më parë qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare ku edhe një herë ia bëri të qartë Serbisë kushtin për anëtarësim të saj në Bashkimin Evropian.

Bayer kishte deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe siç është shprehur Bayer gjatë vizitës së tij në Kosovë, Serbia e di këtë kusht që ia ka vendosur BE-ja.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Bërnabiq ka thënë se këto deklarata të Bayer janë thjeshtë deklarata të tij dhe ky nuk është qëndrimi zyrtar i Gjermanisë.

Sipas saj, çdo kush ka të drejtë të jap një mendim të tij dhe të thotë një deklaratë.

“Ai mund të ketë mendimin e tij dhe mund ta shpreh lirshëm atë. Ne mund të flasim por unë nuk pajtohem me atë që ka thënë ai. Unë ia paraqita atij qëndrimin e qeverisë së Serbisë se kur është biseduar për arritjen e një konsensusi, nuk është mirë që të ketë ‘vija të kuqe’”, deklaroi sot Bërnabiq në parlamentin serb.

Siç shkruajnë mediat serbe, Bërnabiq në parlamentin serb ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese të Serbisë, e cila tha se qeveria e Serbisë shumë shpejt do t’i propozojë Kuvendit që të fillojë ndryshimin e Kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat