Daçiq reagon pas deklaratave të deputetit gjerman për Kosovën

Lajme

Daçiq reagon pas deklaratave të deputetit gjerman për Kosovën

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:11
Ivica Daçiq

Deputeti gjerman, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ia kishte rikujtuar Serbisë kushtin e BE-së për anëtarësimin e saj.

Deputeti i parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë deklaroi se, Serbia nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e tillë ka ngjallur reagime në Serbi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk mund të shkel kushtetutën e saj dhe ta njoh Kosovën mirëpo, sipas tij, deklaratat e deputetit gjerman Peter Beyer duhet të merret seriozisht pasi siç u shpreh ai, ky deputet është zyrtar i partisë së kancelares Angela Merkel.

“Sinjalet nga disa vende kyçe perëndimore, dhe mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara, të cilat deri më tani kanë qëndruar fort në pozicionet për pavarësinë e Kosovës, na japin të drejtën për të luftuar, duke respektuar realitetin në terren, por edhe krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, deklaroi Daçiq për “Vreçenje Novosti”.

Kujtojmë se në lidhje me deklaratat e deputetit të Bundestagut gjerman, Peter Beyer kishte reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila kishte thënë se deklaratat e Beyer nuk janë qëndrime zyrtare të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat