Përgënjeshtrohet Lumezi: Ja çka bëri me prokurorët dhe gjykatësit e rënë në veting

Lajme

Përgënjeshtrohet Lumezi: Ja çka bëri me prokurorët dhe gjykatësit e rënë në veting

Nga: N.Sh Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:49
Aleksander Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është përgënjeshtruar nga Betim Musliu prej Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Lumezi ka thënë se, 37% e gjykatësve dhe prokurorëve kanë ra në vetingun e mbajtur në Kosovë gjatë vitit 2009-2010.

E Musliu thotë se, 37% kanë qenë ndryshime të pozitave nga një prokurori/gjykatë në një prokurori apo gjykatë tjetër.

Sipas tij, kjo nuk është me ra në veting, por me u avancu.

Musliu thekson se ai numër simbolik që ka ra në veting Lumezi i ka rikthye në sistemin prokurorial.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Kryeprokurori i Pronto Prokurorise se Shtetit, Aleksander Lumezi, mram ja paska huq shume. Nuk ka faj, gjithcka te kontestune, tu nis prej provimit e jurisprundences. Paska deklaru qe 37% e gjykatesve dhe prokuroreve kane ra ne vetingun e mbajtur ne Kosove ne vitin 2009/2010. Jo bac, 37% kane qene ndryshime, ndryshime te pozitave nga nje prokurori/gjykate ne nje prokurori/gjykate tjeter apo nivel tjeter. Kjo nuk eshte me ra ne veting, kjo eshte mu avancu. Numer simbolik kane mbrri me ra ne vetingun 2009/2010. Bile, bile disa qe kane ra ne kete veting, Lumezi i ka rikthy ne sistemin prokurorial. Mjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat