Komandant Remi ka dy fjalë për UÇK-në, ja çka thotë për Zahir Pajazitin

Lajme

Komandant Remi ka dy fjalë për UÇK-në, ja çka thotë për Zahir Pajazitin

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:37
Fotografi e publikuar nga Remi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, thotë se UÇK-ja është vlerë e formuar nga vashat dhe djemtë e lirisë.

Ai thekson se, UÇK-ja e ka ruajtur vetën nga infiltrimet e jashtme armiqësore në procesin e vendimmarrjes.

Ai ka publikuar një fotografi nga koha e luftës në Kosovë, ku thotë se analistët e huaj e kanë shpallur UÇK-në si formacionin më të suksesshëm kryengritës në histori, ndërsa udhëheqësit e kryengritjes sipas tij, ishin të bindur në fitore.

Remi ka përmendur edhe komandantin Zahir Pajaziti, për të cilin thotë se e mundi frikën duke përfunduar goditjet mbi armikun me saktësi të lartë.

Lexojeni shkrimin e plotë të komandant Remit:

UÇK- vlerë e formuar nga vashat dhe djemt e lirisë!

UÇK-ja e ruajti veten nga infiltrimet e jashtme armiqesore në procesin e vendimmarrjes.

Analistet e huaj e shpallen UÇK-ne si formacionin më të sukseshem kryengrites në histori.

Udheheqesit e kryengritjes ishin te bindur ne fitore.

Komandanti Zahir Pajaziti-

e mundi frikën duke përfunduar goditjet mbi armikun me saktësi të lartë, për ditë e nga pak na angazhonte edhe ne ushtarve të tjerë, dhe po ofroheshim drejtë fitores!

Marr nga libri: “Në Evropë apo në Europë”

Rrustem Mustafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat