Si të rrëzohet Qeveria, kur opozita mbanë inate personale mes vete?

Lajme

Si të rrëzohet Qeveria, kur opozita mbanë inate personale mes vete?

Nga: N.Sh Më: 26 tetor 2018 Në ora: 22:49
Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Partitë opozitare, konkretisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të kenë janë pajtueshmëri dhe të krijojnë një plan për të realizuar objektivat e tyre për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, Qeveri kjo e cila po cilësohet si më e dobëta që nga paslufta.

Edhe pse në vazhdimësi po deklarojnë se janë për një bashkëpunim të mirëfilltë për rrëzimin e Qeverisë dhe për ndaljen e presidentit Hashim Thaçi në planin e tij për korrigjim të kufijve dhe të pazareve me territore, akoma deri tash nuk kemi parë një nismë serioze prej tyre.

Politologu Ali Hertica, thekson se, partitë opozitare, LDK-ja, LVV-ja dhe PSD-ja, duhet me i lanë inatet e tyre personale apo partiake për të filluar nj bashkëpunim për këtë platformë jo parimore të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe të fillojnë planin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Image
Ali Hertica

“Është tragjike sepse këto forca opozitare në institucionin më të lartë të vendit nuk po jenë një trup i përbashkët të një force brenda institucionit më të lartë të Kosovës, por lejojnë edhe ndarjen e Kosovës. Ky është një precedent tepër i rrezikshëm për shtetin tonë. Por, është edhe manipuluese sepse nëse kemi ardhur në ditë që integriteti territorial i Kosovës të mbrohet veç me rezolutë, kur flitet për bashkimin kombëtar, atëherë kjo është shumë manipuluese dhe jo e sinqertë nga ana e opozitës”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, tani koha po troket në dyert e opozitës të janë të vëmendshëm mos të bëjnë gafe për inate, por të shtyjnë procese përpara në drejtimin e bërjes së shtetit ligjor dhe funksional, po të kishim një Qeveri të qytetarëve, këtë marrëveshje tash do të duhej ta kthente në pikën zero.

“Ne kundërshtojmë fuqishëm zërat që flasin për rikthim të kësaj marrëveshjeje. Madje, Qeveria duhet ta dijë se çfarëdo tendence e rikthimit, do të tensionojë situatën në vend, sepse ne do të vazhdojmë konsistencën tonë në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje, brenda dhe jashtë Kuvendit dhe për gjithçka që mund të ndodhë, do të mbahet përgjegjëse Qeveria. Opozita në Kosovë duhet bashkuar në kundërshtimin e marrëveshjes së Thaçit, por ajo që i ndanë janë mjetet se si të kundërshtohen këto marrëveshje, të cilat eksponentët opozitarë i cilësojnë si të dëmshme, dhe kjo do të ndodh shumë shpejt”, përfundon Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat