Autostrada Medvegjë-Durrës-Nish merr përkrahje në Forumin Botëror ekonomik të Crans Montana në Gjenevë

Lajme

Autostrada Medvegjë-Durrës-Nish merr përkrahje në Forumin Botëror ekonomik të Crans Montana në Gjenevë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:13
Forumi Crans Montana

Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që po zhvillohet ne Gjenevë (24-28 tetor) ku shqiptarët nga Ballkani po përfaqësohen denjësisht nga liderë dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në këtë samit botëror po flitet me të madhe për shqiptarët në Ballkan.

Forumi Ndërkombëtare të Crans -Montana që temë ka Krimin Transnacional dhe Sigurinë e Brendëshme dhe Globale si dhe Migarcionin si dejh zhvillimet ne ballkan po ndiqet nga mbi 500 pjesëmarrës (si president, ministra e kryeministra, eksperte dhe biznesmen te njohur boteror) nga SHBA, Zvicra, Gjermania, Franca, si dhe vendet e ballkanit, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Greqia, Bullgaria e delegacione nga mbarë bota si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (OKB, BE, NATO, Interpol, Europol, UNESCO, IOM etj..)

Shqiperia Kosova dhge Lugina e Presheves u perfaqesuan nga Sali Berisha, Behgjet Pacolli dhe Muharrem Salihu.

Image

Zhvillimi i infrastrukturës është çelësi i zhvillimit ekonomik të tre komunave shqiptare: AFEDS prej viteshsh ka zhvilluar dhe po zhvillon një fushatë intensive lobuese në qarqe diplomatike, ekonomike dhe politike për miratimin e projektit të autostradës Durrës-Prishtinë-Nish, me një segment të kalimit nga Medvegja. Për këtë qëllim, AFEDS ka gjetur mbështetje të madhe te miq dhe dashamirës të shqiptarëve dhe te personalitete të ndryshme evropiane, që mbështesin financimin e projektit.

Se po has ne mbeshtje te madhe dite e sa vie projekti gjigant i Muharrem Salihut (nga AFEDS) per ndertimin e autostrades Medvegjë, deshmon jo vetem nga perkrahja e parezerve nga Tirana e Prishtina, por ky projket ky tashme ka kaluar kufijte e ballkanit, duke u perkahur edhe nga evropianet dhe  nderkombëtaret.  Kjo u pa dhe nga prezentimi i perfaqesusit nga Lugina e Preshevës ne kete samit boteror Muharrem Salihu, nje veprimtar i shquar nga Medvegja dhe biznesmen i njohur ne Evropë me seli ne Venazia, ka zhvlluar nje ser takimesh pos me Sali Berrishen dhe Behgjet Pacollin edhe me personalitete te ndryshme zvicerane dhe boterore, kryesisht nga fusha e bizneseve, financave ku temë bisede kishin te drejtat e shqipaterve etnik ne Luginen e Preshevës si dhe investimet dhe zhvillimin ekonomik ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Image

Nga gjitha keto takime dhe biseda me presidenitin e forumit boteror Jean-Pole Carteron si dhe autoritetet tjera,  ne fjalimin e tij para qindra pjesemarrësve te Formit nderkombetar Crans Montana Muharrem Salihu qe fokusuar ne zhvillimin ekonomik te Lugines se Presheves ne veqanti jetësimin e projektit te tij te aurostrades Medvegje-Durres.

Sipërmarrësi Muharrem Salihu, themelues i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi nga shume takime e biseda me autortiet e ndyrtsjhme boteror, pjesmarrese te Formit Nderkombetzar ne Gjenvë hasi ne perkjahje te madhe mbi projektine tij gjigant, te autostrades që lidh Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“AFEDS në bashkëpunim me një studio të njohur ndërkombëtare ka realizuar një projekt të ri, për autostradën Durrës- Prishtinë-Nish, me segment kalimi nga komuna e Medvegjës . Menaxhimi i diversitetit etnik, nuk mund të mbetet në diskrecionin e shteteve , por duhet te shendrohet në gjenerator të lirive t’plota si parakusht sigurie dhe kohezimi nderetnik!…” tha z.Salihu ne Crans Montana  duke folur për autostraden Medvegjë-Durres.

Image

Për fund, Muharrem Salihu ka pasur edhe nje takim interesant dhe miqesor me me Presidenti i Katalonjes Carles Puigdemon me te ciklin biseduam sa per vendin e tij po aq edhe per Luginen e Presheves. Z.Salihu po ashtu takoi fondatorin e njohur amerikan Paul Williams, bashkë-themelues, grupi i të drejtës ndërkombëtare publike nga SHBA me te cilin bisedoi gjer e gjate per situten ne rajon dhe projeketin e autostrades inicuar nga ai.

Njëkohesish Salihu ka takuar dhe biseduar për gait nje orë me presidetin e Forumit nderkombëatr te Crasn Monatan  me te cilin biseduan kryesisht per bashkepunimimin dhe munesine qe ne te ardhmen te orgnazohe tky forum boteor, ps ejo edhe ne Medvegjë, ne qytetin multietnik dhe multiukulturor qe lidh 3-4 shtete te Ballkanit. Do shtuar se ishte interesim i madh i mediave zvicerane dhe boterore per te biseduar me veprimtarin e shquar shqiptar nga Medvegja, biznesmenin e njohur ne Evropë Muharrem Salihun (president i AFSED) tashme lider nga Lugina e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat