Jeremiq: Kosova dhe Serbia do ta nënshkruajnë marrëveshjen e detyruar në vitin 2019

Lajme

Jeremiq: Kosova dhe Serbia do ta nënshkruajnë marrëveshjen e detyruar në vitin 2019

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 11:49
Vuk Jeremiq

Ish-kryesuesi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia dhe Kosova do ta nënshkruajnë marrëveshjen e detyruar në vitin 2019.

Kreu i Partisë Popullore, njëherësh edhe ish-kryesues i Serbisë në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia kurrë nuk ka qenë më afër demarkacionit me Kosovën.

Sipas tij, nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë nga qeveria e Serbisë, në vitin 2019 do të nënshkruhet marrëveshja ligjore e detyruar në mes të Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje kjo që parasheh normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

“Gjithçka çfarë është diskutuar në këto bisedime ka qenë publike dhe nuk kemi mbajtur sekret asgjë. Tani nëse nuk ka ndonjë pengesë, Bashkimi Evropian në vitin 2019 do të arrijë që të nënshkruaj marrëveshjen e detyruar ligjore për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Jeremiq në një intervistë për “Espresso”.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj interviste Jeremiq ka kritikuar edhe qeverinë dhe diplomacinë serbe e në veçanti gjuhën diplomatike që po e përdor Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat