Vuçiq si Rusia: Ushtria e Kosovës destabilizon situatën e sigurisë në rajon - Bota Sot
Vuçiq si Rusia: Ushtria e Kosovës destabilizon situatën e sigurisë në rajon

Lajme

Vuçiq si Rusia: Ushtria e Kosovës destabilizon situatën e sigurisë në rajon

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:47
Eduard Kukan dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e dialogut, madje, siç u shpreh ai, edhe në situatën e tensioneve të shtuara politike dhe të sigurisë, para se gjithë, për serbët në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian pranë Komitetit parlamentar për stabilizim dhe anëtarësim BE-Serbi,  Eduard Kukan.

Në takim është biseduar për rrugën evropiane të Serbisë, proceset e reformave, dialogun me Kosovën dhe situatën në rajon.

Vuçiq ka shprehur shqetësimin e tij për krijimin e Ushtrisë së Kosovë, duke thënë se “kjo do të çojë në destabilizimin e situatës në rajon”.

“Presidenti serb njoftoi kryetarin e delegacionit Eduard Kukan për arsyet e ndërprerjes së dialogut me Prishtinën, duke theksuar se detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit nuk u përmbushën, para së gjithash, themelimi i asociacionit të komunave serbe", thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenca e Serbisë.

Ndryshe, edhe dje Moska zyrtare është shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...