Turpi i Kuvendit! 67 mijë euro ka shpenzuar për dreka për vetëm gjashtë muaj

Lajme

Turpi i Kuvendit! 67 mijë euro ka shpenzuar për dreka për vetëm gjashtë muaj

Nga: N. Sh Më: 30 tetor 2018 Në ora: 09:25
Kuvendi i Kosovës

67 mijë euro dreka zyrtare i ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës për vetëm gjashtë muaj. Ndërsa për akomodim të deputetëve gjatë udhëtimeve jashtë Kosovës, i ka kushtuar 91 mijë e 187 euro.

Kështu thotë analisti politik Imer Mushkolaj përmes një postimi në Facebook.

Me një përllogaritje të thjeshtë bëjnë 158 mijë e 187 euro që Kuvendi i Kosovës i ka shpenzuar para të buxhetit dhe taksapaguesve për “qejfin” e tyre.

“Për gjashtë muaj vetëm për dreka zyrtare Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 67 mijë euro, derisa akomodimi i deputetëve gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka kushtuar 91 mijë e 187 euro. Mirëmëngjesi!”, shkruan Mushkolaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat