Xhavit Drenori i çon të fala Kadri Veselit

Lajme

Xhavit Drenori i çon të fala Kadri Veselit

Nga: N. Sh Më: 30 tetor 2018 Në ora: 09:55
Xhavit Drenori, Kadri Veseli

Asamblisti i komunës së Drenasit, Xhavit Drenori i ka bë të fala kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Drenori përmes një shkrimi në Facebook, flet për vizitën e Kadri Veselit të paralajmëruar sot për në Drenas.

Ai i thotë Veselit që nga cili do drejtim që merr rrugën për Drenas të ndalet dhe t’i vizitoj shkollar e mbyllura pa paralajmërim në këtë komunë.

Tri shkolla janë mbyllur në komunë e Drenasit me mbyllje pa debat dhe paralajmërim, për të cilët po ankohen mjaftë shumë prindërit e nxënësve në këto fshatra.

Andaj Drenori i thotë Veselit që të shkon dhe të flas me prindërit e nxënësve.

Në Gjergjicë, Godanc dhe Abri janë mbyllur shkollat nga kreu i kësaj komune Ramiz Lladrovci.

Lexojeni shkrimin e plotë të Xhavit Drenorit:

Selam Kadri Veselit

Është paralajmëruar që sot do jeni në Drenas!

Nuk e di nga cili drejtim do i drejtoheni Drenasit!

Nëse udheton nëpër rrugen Prishtinë-Komoran-Drenas, ju lus që në Komoran mos të ktheheni përnjëherë për Drenas por të vazhdoni rrugën drejt për në fshatin Gjergjicë dhe të bisedoni me prinderit e fëmijëve që Kryetari i Komunës së Drenasit (nga radhet e PDK-së) ua mbylli shkollën pa debat paraprak, madje pa paralajmërim. Shumica nga këta prindër ishin votues të PDK-së, prandaj besoj që moralisht obligoheni t’i degjoni mendimet e tyre.

Nëse udheton nëpër rrugen Prishtinë-Sllatinë-Guri i Plakës për në Drenas, ju lus të vizitoni pak fshatin Godanc. Edhe aty u mbyll një shkollë pa debat dhe pa paralajmërim. Edhe aty ishin me shumicë votues të PDK-së.

Nëse rruga ju bije nga Skenderaj për në Drenas, ju lus të ndaloni pak në fshatin Abri dhe të bisedoni me banorë të këtij fshati. Edhe atje pa i pyetur e pa paralajmëruar ju mbyllë shkolla.

Të tri këto shkolla të reja, të ndërtuara pas luftes.

Emruesi i përbashkët: MBYLLJE PA DEBAT DHE PARALAJMËRIM - pak a shumë sikurse në kohen e MASAVE TË DHUNSHME!

Vendimi për mbylljen e tyre u mor me 31. Gusht dhe u vendos në derën hyrëse të shkollave përkatëse, vetëm një ditë para 1. Shtatorit. (Foto 1.).

Image

Jemi duke hulumtuar si veprojnë në Komuna tjera të Kosovës me shkollat me pak nxënës dhe rezultatin së shpejti do e nxjerrim në publik.

Por, paraprakisht po ju njoftojmë se në kontaktet dhe leterkëmbimet e deri tashme, në asnjëren nga to nuk është mbyllë ndonjë shkollë pa debat dhe marrëveshje me prinderit e nxënësve.

Po ju tregoj vetëm një nga Komunat, në të cilen jeni lindur dhe rritur Ju, se si qendron puna:

tri shkollat me numrin më të vogel të nxënësve janë: 1. Shkolla në Selac me 6 nxënës; 2. Shkolla në Zabërgjë me 9 nxënës; dhe 3. Shkolla në Kaqanoll me 22 nxënës. (Foto 2.).

Image

Ndërsa në rastin tonë, shkolla në Abri kishte 100 nxënës, përderisa dy shkollat tjera mbi 37 nxënës.

Tash po i arsyetoj edhe më shumë qytetarët e Mitrovicës që e votuan kundër kandidatin e PDK-së, për Kryetar.

I nderuar,

është obligim ligjor i një Kryetari që t’ju ofroj kushte sa më të mira për mësimnxanje fëmijëve gjatë shkollimit fillor.

Mbyllja e një shkolle për inate politike, siç ka ndodhur në rastin e shkollës në Abri (shkollë me 100 nxënës) i përket mendjësisë së sistemit të kaluar, të cilin me luftë dhe shumë sakrificë u largua!

Sot nga Ju presim që në fillim të fjales hyrëse në aktivitetin politik të ju kërkoni falje banorëve të tri fshatrave të lartcekura dhe t’i informoni që e keni bindur Kryetarin Lladrovci që ti rihapë këto shkolla.

224 nënshkrime të prindërve janë mbledhur në një peticion të dërguar në Ministrinë e Arsimit. Nëse nuk i degjoni brengat e tyre, mos harroni, i keni shumëfishin e votave më pak vetëm në këto tri fshatra (marrë parasysh kryefamiljarët e nënshkruar dhe familjarët tjerë me drejtë vote).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat