Nika: Urdhërdhënësit nga Beogradi po provokojnë destabilizimin e veriut

Lajme

Nika: Urdhërdhënësit nga Beogradi po provokojnë destabilizimin e veriut

Nga: N. Sh Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:19
Bedri Nika

Presioni ndaj shqiptarëve në veriun e Kosovës nga serbët atje, e ka adresën në Beograd.

Kështu thotë Bedri Nika, anëtar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së, në Drenas.

Ai thotë se, Beogradi po provokon destabilizimin e asaj pjese në prag të fazës finale të dialogut.

Sipas tij, përgjegjësit e institucioneve të Kosovës nuk duhet të bëjnë ekskursione në veri, por të ushtrojnë sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e shtetit tonë.

“Vlerësoj se ky presion ndaj shqiptarëve po intensifikohet kohëve të fundit, adresa e saktë e urdhërdhënëseve të këtij presioni është Beogradi në mënyrë që të provokoj destabilizim të asaj pjese mu në prag të fazës finale të dialogut mes dy shteteve. Prandaj, përgjegjësit institucional të vendit nuk duhet të bëjnë ekskursione në atë pjesë por ta ushtrojnë sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në atë pjesë të territorit të shtetit tonë”, thotë Bedri Nika për gazetën “Bota sot”.

Gjendja aktuale në veri është tmerr për shqiptarët. Rreziku është shtuar andej me prurjen e serbëve nga Knini dhe Bosnja, të financuar nga Serbia. 

Qindra herë kemi pasur raste kur shqiptarët civilë janë rrahur e maltretuar nga serbët. Shqiptarët janë përballuar edhe me bomba dhe plumba gjatë natës nga skenarët serb, vetëm e vetëm që të largohen nga aty dhe në këtë mënyrë të bëhet spastrimi etnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat