Flet pronari i autobusit që u sulmua mbrëmë në Serbi - Bota Sot
Flet pronari i autobusit që u sulmua mbrëmë në Serbi

Lajme

Flet pronari i autobusit që u sulmua mbrëmë në Serbi

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:29
Autobusi i sulmuar

Mbrëmjen e së hënës, në Krushevc të Serbisë është sulmuar me gurë një autobus me udhëtarë kosovarë. E për këtë sulm, pronari i autobusit ka thënë se është kryer nga huliganë dhe se kjo nuk është hera e parë që dikush nga kosovarët sulmohet nga serbët në atë rrugë.

Pasagjerët që ndodheshin në autobusin e kompanisë që po i çonte nga Kosova në Austri janë tronditur të hënën mbrëma, pasi autobusi është goditur me gurë nga disa serbë.

Një ndër pronarët e kompanisë “Festimi”, të cilëve u ka ndodhur rasti, ka thënë se nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme material. 

“Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta, nuk ka pasur të lënduar, vetëm xhami i autobusit është thyer. E kam kthyer atë autobus dhe e kam nisë tjetrin. Sulmi ka ndodhë veç pse jemi shqiptarë, ata që na sulmuan ishin huliganë, policia ka ardhur pas nja 20 minutash, edhe ata njëjtë kanë thënë, që janë huliganë. Kësi sulme u kanë ndodhur në vazhdimësi kolegëve të mi, provokime nga serbët ka vazhdimisht”, është shprehur ai. 

E kjo nuk është hera e parë që autobusët me udhëtarë nga Kosova që kalojnë nëpër Serbi, sulmohen nga serbët, sulme të tilla ka pasur në vazhdimësi, duke shkaktuar pasiguri dhe frikë tek udhëtarët.

Ndërsa për rastin e mbrëmjes së kaluar, nuk kanë reaguar ende asnjë nga zyrtarët shtetërorë të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...