Erë lufte: Plani i Putinit për stërvitjen historike ku merr pjesë Shqipëria

Lajme

Erë lufte: Plani i Putinit për stërvitjen historike ku merr pjesë Shqipëria

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:42
Vladimir Putin

Më qartë se kaq nuk mund të shkohet në një kurs konfrontimi me aleancën ushtarake perëndimore.

Të mërkurën, NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë. Ajo njihet me emrin Trident Juncture dhe pjesëmarrëse është edhe Shqipëria.

Stërvitja organizohet në Norvegji dhe kundërshtari i simuluar do jetë Rusia. Por presidenti Vladimir Putin nuk do të rrijë duarkryq.

Më 1 nëntor, Rusia do të kryejë disa testime raketash pikërisht në brigjet e Norvegjisë, shumë pranë rajonit ku mbahet stërvitja e NATO-s me 70 anije luftarake dhe 150 avionë.

Gazeta Bild pyeti drejtuesit e Aleancës dhe ministrinë e Mbrojtjes në Gjermani për këtë njoftim, por nuk mori përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat