Në veri po bëhet pastrim etnik, po mbesin vetëm serbët

Lajme

Në veri po bëhet pastrim etnik, po mbesin vetëm serbët

Nga: N. Sh Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:09
Ura e Ibrit

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, thekson se, shqiptarët në veri jetojnë numerikisht pak, për shkak të spastrimit dhe ndërtimit të ndërtesave me fondet e Serbisë.

Burjani thotë se, Serbia po punon pa ndalë për të pastruar veriun nga shqiptarët.

“Shqiptarët e veriut kanë jetuar dhe jetojnë nën kërcënime, presion të madh, shpesh nuk mund të udhëtojnë fare pa ndihmën e KFOR-it dhe pa policinë e Kosovës, nuk udhëtojnë natën, por vetëm ditën banorët shqiptarë”, pohon Burjani për gazetën “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Ai shton se, ndaj shqiptarëve në veri bëhen presione për t’i larguar nga aty, kurse mos kthimi i shqiptarëve që janë detyruar të shkojnë në jug, është i papranueshëm.

Burjani pohon se, deri më tash asnjë fjalë nuk doli nga goja e njerëzve që punojnë në institucione të shtetit.

“Serbia dhe bandat kriminale serbe po punojnë pa ndalë për të pastruar veriun nga shqiptarët. Deri më tash pala e Kosovës nuk ka nxitur dialog fare në Bruksel për temën e kthimit të shqiptarëve në veri, vetëm çështja e serbëve lokal përmendet në Bruksel”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat