Si e vrau mafia në burg James Bulger, një nga gangsterët më të famshëm në histori

Lajme

Si e vrau mafia në burg James Bulger, një nga gangsterët më të famshëm në histori

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 20:40
James ‘Whitey’ Bulger Jr. është vrarë në qelinë e burgut pak pasi ishte transferuar në një burg federal në Virgjinian Perëndimore.

Gangsteri me famë botërore, James ‘Whitey’ Bulger Jr. është vrarë në qelinë e burgut pak pasi ishte transferuar në një burg federal në Virgjinian Perëndimore.

Ai ishte 89 vjeç.

Bulger ishte transferuar të martën në Hazelton, një burg i sigurisë së lartë. Ai u vra gjatë natës brenda në burg. Një i burgosur tjetër, me lidhje me mafian, është duke u hetuar për vrasjen. FBI thotë se Bulger ka qenë informator i tyre që nga viti 1975, por ai i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

Bosi i krimit të organizuar në Boston ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e të paktën 11 personave dhe po kryente dënimin me burgim të përjetshëm.

Ai ishte në listën e personave më të kërkuar për 16 vite derisa u arrestua në vitin 2011 në Santa Monika të Kalifornisë.

Në burgun ku u krye vrasja e tij ka pasur tre vrasje brenda tre muajsh. Stafi thotë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk kanë shumë persona në punë.

Historia e jetës së tij ishte kaq befasuese, sepse nuk njihej vetëm si një gangster, por edhe si një Robin Hood i krimit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat