Rugova: LDK-ja është kundër çdo ideje që cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës - Bota Sot
Rugova: LDK-ja është kundër çdo ideje që cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Lajme

Rugova: LDK-ja është kundër çdo ideje që cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Nga: N.H Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:40
Naser Rugova

Në një prononcim për gazetën Bota sot”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, duke folur për idenë ë shkëmbimit të territoreve ka thënë se askush nuk është i mandatar që të bisedoj për kufij, andaj kjo sipas tyre është cenim i integritetit, sovranitetit dhe shkelje e kushtetutës se vendit, e cila është e palejueshme madje e dënueshme.

“Së pari askush nuk është i mandatuar të bisedojë për kufijtë e Kosovës, së dyti është cenim i integritetit, sovranitetit dhe shkelje e kushtetutës së vendit një gjë e tillë, e cila është e palejueshme madje e dënueshme”, thotë deputeti i LDK-së.

I pyetur se a ka ndryshuar qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës sa i përket idesë për korrigjim të kufijve, Rugova ka thënë se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar dhe se janë kundër çdo ideje që cenon sovranitetin dhe integritetin e shtetit.

“Qëndrimi i jonë është publik dhe nuk ka ndryshuar. Ne jemi kundër çdo ideje që cenon sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë”, përfundon deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat