Daçiq: Kosova kthehet në rendin e ditës së OKB-së

Lajme

Daçiq: Kosova kthehet në rendin e ditës së OKB-së

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:28
OKB

Sesioni i parë i ardhshëm, në të cilin do të diskutohet një raport mbi situatën në Kosovë është planifikuar për 14 nëntor, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq.

"Programi i punës së KS të OKB-së për nëntor u miratua, ku seanca mbi Kosovën u kthye përsëri në agjendë dhe u caktua për 14 nëntor," tha Daçiq për Tanjug.

Ai shpjegoi se disa vende kërkuan që Kosova të mos jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk kërkuan votim për të, por vendimin ia lanë kryesuesit.

"Dua të falënderoj Kinën për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme që Kosova do të jetë përsëri në agjendën e OKB-së, si dhe Rusinë dhe anëtarët e tjerë të OKB-së që e mbështesin propozimin," tha Daçiq.

Siç mëson agjencia e lajmeve serbe Beta, më 14 nëntor, do të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antony Guterres mbi punën e UNMIK-ut.

Në shtator, Këshilli i Sigurimit u kryesua nga Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu ndryshoi formatin, ndërsa në tetor u kryesia nga Bolivia. Nga sot Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është marrë nga Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat