‘Let’s rock’: Fjalët e fundit para ekzekutimit në karrigen elektrike

Lajme

‘Let’s rock’: Fjalët e fundit para ekzekutimit në karrigen elektrike

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Edmond Zagorski, 63 vjeç, u ekzekutua në një burg të sigurisë së lartë në Nashville të enjten në mbrëmje.

Një burrë nga Tenesi, SHBA, i dënuar për një vrasje të dyfishtë në vitin 1980, u ekzekutua në karrige elektrike. Edmond Zagorski, 63 vjeç, u ekzekutua në një burg të sigurisë së lartë në Nashville të enjten në mbrëmje.

Raportohet se ai u ngërdhesh, përshëndeti të pranishmit dhe tha: ‘Le ta tundim’. Para se ta vrisnin, ai hëngri vaktin e fundit me brinjë dhe bisht derri.

I pyetur se cilat janë fjalët e tij të fundit para ekzekutimit, ai tha: “Let’s rock”.

Dëshmitarët thanë se ai pati insistuar që të ekzekutohej në karrige elektrike në vend të injeksionit letal. Ai buzëqeshi para dëshmitarëve, mes tyre edhe familjarë të viktimave të tij, që e shihnin skenën pas një dritare xhami.

Zagorski-n e lidhën për karrige dhe i vendosën elektroda në këmbë. Ai buzëqeshi dhe kur i vendosën një sfungjer të lagur me salinë dhe helmetën në kokën e rruar. Dëshmitarët thanë se ai shtrëngoi fort trupin në karrige kur u aplikua goditja me 1750 volt elektricitet për 20 sekonda.

Avokatja e tij tha se ai merrte akoma frymë përpara se ta godisnin për herë të dytë me elektricitet për 15 sekonda. Ajo shtoi se atij iu thyen mollëzat dhe gishtat nga presioni.

Zagorski kishte kërkuar karrige elektrike pasi mendonte se vdekja nuk do ishte shumë e dhimbshme. Ai ishte dënuar në vitin 1983 pasi kishte vrarë dy persona gjatë një marrëveshje për shitje droge.

Zagorski ishte në pritje të ekzekutimit prej 34 vitesh.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat