Dënohet burri që e bindi gruan e tij që të kryente vetëvrasje për arsye përfitimi

Lajme

Dënohet burri që e bindi gruan e tij që të kryente vetëvrasje për arsye përfitimi

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:56
Një burrë australian është dënuar me 10 vjet burgim, pasi që u vërtetua se e kishte bindur gruan e tij të kryente vetëvrasje, me qëllim të përfitimit nga kompania e sigurimit shëndetësor.

Një burrë australian është dënuar me 10 vjet burgim, pasi që u vërtetua se e kishte bindur gruan e tij të kryente vetëvrasje, me qëllim të përfitimit nga kompania e sigurimit shëndetësor.

Graham Morant, 69 vjeçar, u dënua nga një gjykatë në Queensland, me arsyetimin se e kishte këshilluar dhe e kishte ndihmuar gruan e tij të vetëvritej në vitin 2014.

Gjykatësi tha se besohet që një rast i tillë është i pari në botë. Gjykata nuk e pranoi si të vlefshëm arsyetimin mbrojtës të të dënuarit se ai kishte vepruar ashtu për shkak të dhembshurisë ndaj bashkëshortes së tij 56 vjeçare.

Dyshohet se motivi i tij ishte që të përfitonte 1.4 milion dollarë australianë nga tri polica të ndryshme të sigurimit shëndetësor.

Gruaja e Graham Morant vuante nga dhimbja kronike e shpinës dhe depresioni, por nuk ishte e sëmurë nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, kur bëri vetëvrasje para katër vitesh.

Prokurori i këtij rasti i tha gjykatës se Graham, i cili dallohej si besimtar i zellshëm katolik, synonte që t’i shpenzojë të hollat e sigurimit nga vdekja e gruas së tij në ndërtimin e një qendre fetare.

Ndonëse më parë janë shënuar disa raste ku personat janë dënuar për shkak të ndihmës që ua kanë dhënë të tjerëve për të kryer vetëvrasje, gjyqtari tha se askush nuk është dënuar më parë për bindje drejt vetëvrasjes në rastet kur viktimat nuk kanë pasur vullnet për vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat