Vuçiq takohet me kongresmenin Poe, diskutojnë për Kosovën

Lajme

Vuçiq takohet me kongresmenin Poe, diskutojnë për Kosovën

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:05
Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar takim me kongresmenin amerikan, Ted Poe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar takim me kongresmenin amerikan, Ted Poe.

Në bisedë me të, Vuçiq ka përmendur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën nëpërmjet dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai po ashtu ka mirëpritur gatishmërinë e administratës amerikane që të qëndrojë e hapur dhe e gatshme t’i mbikëqyrë të gjitha propozimet, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë në arritjen e kompromisit, ka njoftuar zyra për informim e presidentit serb.

Komgresmeni Poe ka mbështetur qëndrimin që Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në arritjen e marrëveshjes mes vete.

Ai po ashtu ka theksuar se ka përcjell thirrjen e Vuçiqit tek presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që ta vizitojë Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat