Eskalon situata kur në këngë përmendet Thaçi dhe kufiri, të shtëna me kallash dhe bakshishe pa fund

Lajme

Eskalon situata kur në këngë përmendet Thaçi dhe kufiri, të shtëna me kallash dhe bakshishe pa fund

Nga: D.RR Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:05
Pamje nga video

Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë reagime lidhur me idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve, e shumica e opinionit publik e kanë kundërshtuar atë ide.

Mirëpo, ka disa militantë dhe simpatizantë të presidentit Thaçi, të cilët janë në krah të tij pavarësisht çdo ideje.

Në këtë video, shihet disa rapsodë duke i kënduar presidentit dhe kufirit të Kosovës. Kënga përcillet me tekst krenarie për Thaçin, si mbrojtës i Kosovës, ndërsa gjatë këngës dëgjohen krisma nga armët si automatik dhe armë të tjera, përcjell “Bota sot”.

Madje, disa nga vargjet e tekstit janë edhe kundër Gjermanisë.

“Krejt Serbisë ja qet timin, s’ka me vetë ma Berlinin, tash ki punë me Hashimin”, është një nga pjesët e këngës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat