Daçiq: Kosova, debakël në Interpol

Lajme

Daçiq: Kosova, debakël në Interpol

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:11
INTERPOL

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq deklaroi sot se është pothuajse e sigurt se Kosova nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e Interpolit, pavarësisht nga presionet e larta dhe shtoi se “do të pësojnë debakël”.

"Presionet janë shumë të forta dhe me mbështetjen e madhe e vendeve perëndimore dhe islamike", ka thënë ai për Tanjug.

Ai theksoi se Kosova, në mënyrë që të marrë vota në Interpol, ka ndarë fonde për lobim, por sipas tij kjo është “pushkë e zbrazët” dhe se në vetë votim do të shihet se sa do të marrë mbështetje.

"Ata më mirë të mos aplikojnë as për anëtarësim, pasi ky do të jetë debakël për ta”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat