Vuçiq: Austria mbështet një zgjidhje kompromisi - Bota Sot
Vuçiq: Austria mbështet një zgjidhje kompromisi

Lajme

Vuçiq: Austria mbështet një zgjidhje kompromisi

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 18:21
Aleksandar Vuçiq dhe Sebastian Kurz

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Austria mbështet çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës që do të vinte nga pala serbe dhe shqiptare.

Ai në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurz në Beograd, tha se Austria ka njohur pavarësinë e Kosovës 10 vjet më parë, por ai i është mirënjohës kancelarit austriak për faktin se Austria mbështet çdo zgjidhje kompromisi.

"Ne jemi të gatshëm të luftojmë për të ardhmen, por është e rëndësishme për ne që Serbia të mos nënçmohet, dhe që  pala shqiptare të marrë gjithçka. Nëse dikush përgatitet për zgjidhje të tilla, gjithmonë do të kenë partner për bisedim,"tha Vuçiq.

Ai tha se përpjekja për të gjetur një zgjidhje kompromisi me shqiptarët është jetike për Serbinë, megjithëse, siç tha, një numër i vogël njerëzish e mbështesin atë.

Në këtë drejtim, ai përmendi të dhënat e hulumtimit të Demostatit, sipas të cilave më shumë se 60% e qytetarëve kundërshtojnë çdo marrëveshje të detyrueshme me shqiptarët.

"Pra, në vitin 2014, askush nuk ishte në reformë serioze për 2015, por sot mendoj se do të kemi mbështetjen prej 70 për qind," tha Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...