Vëllai i Gani Gecit zbulon bisedat e takimit Geci-Thaçi-Veseli: Pse përmendet Rexhep Selimi dhe çka i tha Veseli Thaçit?

Lajme

Vëllai i Gani Gecit zbulon bisedat e takimit Geci-Thaçi-Veseli: Pse përmendet Rexhep Selimi dhe çka i tha Veseli Thaçit?

Nga: N.Sh Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:08

Nebih Geci, vëllai i ish-deputetit të Kosovës, Gani Gecit, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur konkretisht në takimin e Gani Gecit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në kullën e Jetullah Gecit.

Nebihu, tregon se si u aranzhua takimi dhe çfarë folën gjatë atij takimi.

Geci përmes një shkrimi të gjatë, tregon në detaje se pse u përmend emri i Rexhep Selimit dhe për çka e akuzon Selimi Thaçin.

Ai tutje tregon edhe për mos dijen e Kadri Veselit, dhe shikimi që i ka bë ai Hashim Thaçit.

“Kadri Veseli thotë që për këto gjëra nuk e kam ditur unë dhe i bënë një shikim të egër Hashimit (pse nuk jam në dijeni unë) dhe Kadriu na thotë ne që këto gjëra do u a tregoj kur ne t‘i mbushim nga 75 vjet”, shkruan Nebih Geci transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Sqarim...

Ndaj diskutimit në TV7 të debatit ku flitej për të bërat e Hashim Thaçit, aty u folë edhe për takimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe vëllait tonë Gani Gecit në Llaushë në Oden e Jetullah Gecit.

Dua të u a sqaroj opinionit që në ditën e takimin me merrë mua në telefon djali i Jetullah Gecit, Arbër Geci dhe me thotë thuaj Ganis që të vije deri tek ne (plaku) se Hashimi (gjarpri) dhe Kadriu po duanë të takohen me të, unë i tregova Ganiut dhe ai më tha se ata rrejnë nuk vinë, por Arbëri me tha se është e vërtet se janë rrugës duke ardhur, pasiqë Arbëri me tha se janë duke ardhur ne shkuam aty dhe me ne erdhi edhe Bajram Zeqir Geci kushëriri ynë i afërt. Jtullauh Geci thotë nëse doni te takoheni në Oden e juaj apo të Bajramit apo këtu tek unë ku të doni, unë e thërras ne telefon Fadilin vëllain tim dhe i tregoj situatën. Vëllai ynë Fadili thotë që Hashim Polari kurrë e për jetë ai nuk hynë në Kullën time e as të njerëzit e kabiles tonë por dikun tjetër ku te doni mirëpo te Jetullah Geci është më mirë, dhe ne vendosëm te Jetullau Geci. Dhe unë i them Fadilit qe t’i informon dikan nga Gazetarët dhe Fadili e informon Gazetarin Adem Metaj dhe Kajtaz Gecin por ata vine me vonesë.

Në atë takim ishte prezent Jetullah Sinan Geci, Gani Adem Geci, Bajram Zeqir Geci, Nebih Adem Geci, Arber Jetullah Geci, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Biseda filloj aty ku ishte çështja Hashimi thotë qe unë garantoj për Azem Sylen se ai nuk ka dorë në Komunikatën nr 59 e as në vrasjet e juaja, pastaj Hashimi i thotë Ganiut hajde deri ne korridor dhe Ganiu shkon, Hashimi thotë që këto të gjitha i ka bërë dikush tjetër jo Azem Syla, Ganiu i thotë kush tjetër Rexhep Selimi? Hashimi ia kthen nuk e thash unë e the ti, dhe as që u diskutua aty për dike tjetër.

Është shumë me rendësi të ceket se në atë takim Hashim Thaqi brenda 50 min sa ishim aty ai 7 herë ka shkuar në ËC dhe ishte tejmase i ngarkuar dhe i shqetësuar dhe  i zbehur tërësisht, Arbëri më thotë mua qe këtij nuk po ja mbajka hiq.

Kadri Veseli thotë që për këto gjëra nuk e kam ditur unë dhe i bënë një shiqim të egër Hashimit (pse nuk jam në dijeni unë) dhe Kadriu na thotë ne që këto gjëra do u a tregoj kur ne t‘i mbushim nga 75 vjete. Dhe unë i them Hashimit a e din që Ganiun e keni vrare ju por Zoti e ka shpëtuar. Ai i rrudhte krahët, unë i thamë a e mban në mend kur në natën e vrasjes të Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit dhe plagosjen e vëllai Ganiu te datës 19.10.2001 ti ke dhënë deklaratë për medja që kjo vrasje është vrasje familjare, dhe ai me thotë mua që mua me është imponuar nga KFOR-i qe atëherë në komandën e KFOR-it ishte Kernabo një Francez dhe unë i thamë që ne i kemi bere pyetje Komandantit të atëhershëm të KFOR-it ne radio Mitrovicë. Pyetja komandantit të KFOR-it: Në prezencën tuaj zotëri komandant Hashim Thaçi thotë që vrasja e data: 19.10.2001 ka qenë vrasje familjare ju lutem ju si komandant kryesor i Kosovës të na e sqaroni se cila familje na paska vrarë në pasiqe ju jeni njeriu i parë në vendin tonë.

Ai thotë që me vjen keq për ato deklarata të dhëna në prezencën time por unë thotë nuk isha ne dijeni, por ai thotë qe pas andej e kam kuptuar që kjo vrasje nuk ishte vrasje familjare por vrasje politike, Hashimi met pa fjalë, dhe unë i thashë që sa të jem gjallë skemë me lanë derë pa trokit e guri pa e rrotulluar deri sa të zbardhet gjithçka në lidhje me vrasjet e shkove tonë dhe plagosjen e vëllait tonë dhe komunikatën nr 59 të Shtabit të Rognerit por edhe çdo vrasje të njerëzve të pafajshëm pas lufte në Kosovë.

Ai thotë që ju e dini se kush jomë unë dhe nga rrjedhi ai e dinte që ne Vëllezërit Geci çdo herë i kemi thënë që ti je i biri polarit sidomos Halili vëllai ynë çdo deklaratë për media e cekte që ky është i biri polarit prej Buroje dhe aty e kishte fjalën ai vete, por thotë që mua më ka prirë fati dhe kam ardhur deri këtu, dhe thotë që mua me ka akuzuar Rexhep Selimi në Tribunalin e HAGES dhe me është ardhurë dosja me emrin e ti në vitin 2002.

Dhe thotë që unë e kam thirrur Rexhep Selimin dhe e kam pyetur se a je ti që po më akuzon, ai thotë qe Rexhep Selimi më thotë mua qe po unë jomë vete, që jomë i gjallë kame me ta q.....nënën.

E ky thotë qe unë i thashë mirë pra të shohim kush kujt po ja q.....nënën. Hashim thotë që unë me Rexhep Selimin nuk flas që nga viti 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat