Daçiq: Sot një tjetër shtet do ta tërheq njohjen e Kosovës

Lajme

Daçiq: Sot një tjetër shtet do ta tërheq njohjen e Kosovës

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:33
Ivica Daçiq

Ivica Daçiq ka deklaruar se pret që sot një tjetër shtet ta tërheq njohjen e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se pret që sot një tjetër shtet ta tërheq njohjen e Kosovës.

Por, ai nuk e ka bërë të ditur emrin e shtetit për të cilin bëhet fjalë, duke paralajmëruar se do të mësohet brenda 2-3 orësh.

“Sot pres që një shtet ta tërheq njohjen e shtetësisë së Kosovës. Do të jetë shteti i dhjetë që e tërheq njohjen”, deklaroi Daçiq për mediat serbe.

Daçiq sot do të paraqitet në një konferencë për media ku edhe mund ta zbulojë emrin e shtetit që sipas tij do ta tërheq njohjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat