Gashi: Kufijtë nuk mund të ndryshojnë sepse me këta kufij na kanë pranuar 114 shtete të Botës

Lajme

Gashi: Kufijtë nuk mund të ndryshojnë sepse me këta kufij na kanë pranuar 114 shtete të Botës

Nga: N.A Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:24
Skender Gashi

Skender Gashi - Kryetar i PLK-së  përmes një shkrimi drejtuar gazetës “Bota sot” ka shkruar lidhur me një vizitë të bërë pjesës veriore të të Republikës së Kosovës

Gashi ka shtuar se kësi vizita duhet të bëhen  më shpesh edhe nga Institucionet e Kosovës dhe nga çdo qytetar i thjeshtë sepse kjo tokë është pjesë e Republikës se Kosovës, dhe këta kufij nuk mund të ndryshojnë sepse me këta kufij na kanë pranuar 114 shtete të Botës, në mesin e tyre shtetet me të fuqishme Evropiane dhe Perëndimore

Shkrimi i plotë:

Një vizitë në pjesën Veriore të Republikës së Kosovës, ku vizitova kufirin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë - pika kufitare ne Bërnjak , ku takuam policinë dhe doganierët e Kosovës dhe bëme disa biseda rreth gjendjes dhe punëve qe janë duke u kryer në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave që hyjnë dhe dalin në këtë pike të kufirit. Pastaj biseduam me policinë e Kosovës në kufi dhe u takuam edhe me komandantin e pikës kufitare Z.Miloshevic M. , dhe pastaj ai me ftoi për kafe në zyrën e tij dhe biseduam rreth gjendjes dhe lëvizjes së qytetareve dhe mallrave në këtë pikë. Pritja dhe sjellja e tij ishte mjaft miqësore dhe korrekte. E pyeta se a ka polic dhe doganier shqiptar,tha se ka dhe bashkë i vizituam zyrat e doganiereve dhe policeve,aty takova edhe dy doganier shqiptar të Republikës së Kosovës. Edhe ata thane se çdo gjë shkon sipas rregullave të Republikës së Kosovës. Pastaj gjate vizitës, vizituam liqenin e Ujmanit, Zubin Potokun dhe bëmë bisede me një asamblist shqiptar Z. Lavdim Peci dhe një asamblist serb te Komunës se Zveqanit,dhe çdo gjë ishte në rregull edhe sipas tyre. Gjatë vizitës nuk hasem asnjë problem. Mirë është që vizita të tilla të bëhen me të shpeshta edhe nga Institucionet e Kosovës dhe nga çdo qytetar i thjeshtë sepse kjo tokë është pjesë e Republikës se Kosovës, dhe këta kufij nuk mund të ndryshojnë sepse me këta kufij na kanë pranuar 114 shtete të Botës, në mesin e tyre shtetet me të fuqishme Evropiane dhe Perëndimore. Prandaj Serbia duhet te na pranoj si shtet pa korrigjim te kufinje.. mjaft gjak e tokë kemi dhënë për këtë shtet që e gëzojmë sot. 

Me respekt , Skender Gashi - Kryetar i PLK-së . 08.11.2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat