“Evropianët po tentojnë ta nxjerrin Serbinë jashtë rrjetit energjetik në veri të Kosovës”

Lajme

“Evropianët po tentojnë ta nxjerrin Serbinë jashtë rrjetit energjetik në veri të Kosovës”

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:36
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq paralajmëron se evropianët “po përpiqen të heqin në mënyrë të paligjshme” Serbinë nga rrjeti energjetik në veri të Kosovës.

"Në draftin e marrëveshjes për energjinë ishte e qartë se duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, i cili do të formonte dy kompani të përziera në veri. Pasi asociacioni nuk u formua me fajin e Prishtinës, ata dëshirojnë ta rrëmbejnë këtë prej nesh – të na marrin të drejtën për të transferuar rrymën, të humbim një linjë të transmisionit ndaj Maqedonisë, dy linja me Shqipërinë dhe tre me Malin e Zi ", tha Vuçiq për RTS.

Në veri të Kosovës 25 për qind e energjisë elektrike merret nga Liqeni i Ujmanit, 25 për qind nga Elektroserbia Kralevo dhe 25 për qind nga Novi Pazari.

"Këto janë të gjitha burimet dhe linjat tona. Ata po përpiqen të na hedhin jashtë, totalisht  paligjshëm, duke mos dashur të dëgjojnë argumentet tona. Nesër ose të hënën ne do të kemi këtë vendim. Ata kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre kundër nesh, Gjermania, Franca, Italia, Zvicra, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Kroacia, e cila gjithmonë ka nevojë për të votuar kundër serbëve. Në anën tonë ishin Spanja, Sllovakia, Bosnjë dhe Hercegovinën. Po luftojmë sa mundemi, por shanset janë të vogla", tha Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të ankohet në të gjitha vendet e mundshme ndaj këtij vendimi, për të cilin e bëri të qartë se pala serbe nuk do ta zbatojë.

"Kur ta marrin vendimin, ne nuk do ta zbatojmë, pasi nuk duam të shkelim vendin dhe popullin tonë sikurse keni menduar”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat