Koreano- jugorja e dashuruar në Kosovën

Lajme

Koreano- jugorja e dashuruar në Kosovën

Nga: Enver Sulaj Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 08:33
Eunji me prejardhje nga Korea Jugore dhe që nga viti 2001 jeton në Kosovë

Emri i saj është Eunji, por të gjithë e njohin si Engji, një trajtë e veçantë emri në gjuhën shqipe e identitetit të saj kosovar. Familja e saj është me prejardhje nga Korea Jugore dhe që nga viti 2001 jetojnë në Kosovë. Është nxënëse e klasës 11 në “Loyola - Gymnasium“ në Prizren, ku i vijon mësimet që nga klasa e gjashtë. Vitin e kaluar, ajo, bashkë me familjen ka qëndruar për një  vit në  Korenë Jugore, ku i ka vijuar mësimet në  shkollën “Taejon Christian International School (TCIS)”. Është rikthyer sërish në Kosovë, me peërshtypje dhe përvoja të reja, por nuk e fsheh aspak dashurinë dhe simpatinë për vendin dhe njerëzit këtu.

Ishte një fillimi i ri, me një kurrikulë IB program, me të cilën nuk isha mësuar, thotë në filim të rrëfimit të saj Eunji. Ashtu si në Kosovë, edhe atje nga klasa e dhjetë kishin filluar me një kurrikulë të re dhe vështirësitë e shumta i kam përballuar me ndihmën e shoqërisë dhe të profesorëve.

Përveç pjesëmarrjes në kamp, ajo thotë se për ta kaluar klasën e 10-teë, secili nxënës ishte i detyruar të kryente një projekt me temë shoqërore, të cilin mund ta zgjidhnim vetë. Unë për këtë  projekt e zgjodha titullin “Ta njohim Kosovën”, që e kam ndarë në  katër pjesë, ku përfshihej hyrja, qytetet, ushqimet dhe natyra e Kosovës. Gjatë prezantimit të projektit në fund të vitit, nxënëset, profesorët, prindërit dhe vizitorët tjerë  kishin përshtypje  shumë  të  mira. Shumë njerëz ishin kureshtarë  të  informoheshin mbi një  vend të  panjohur e të  padëgjuar dhe mbeten të habitur e gojëhapur me bukurinë  dhe traditat e Kosovës. Shumë  prej tyre shprehen dëshirën  që  në  të  ardhmen ta vizitojnë  Kosovën.

Ajo thotë se një ngjarje shumë  e rëndësishme gjate  këtij viti ishte “Olimpiada dimërore 2018” e cila u mbajt në PyeongChang, Kore. Ishte një skitar nga Kosova, të cilin ne si familje kishim dëshirë  ta takonim, por nuk ia arritëm, megjithatë, kisha nderin që t’i  vizitoja dhe të  shihja nga afër lojërat e mbajtura dhe t’i  admiroja sportistët që  me vite ishin përgatitur për ato momente. Përveç kësaj, kam pasur mundësi  të  shihja një  koncert të  shumë  artisteve koreano- jugorë  të  muzikës K-pop.

Kjo përvojë  më  mësoi shumë  gjëra për jetën në  Kore dhe mbi njerëzit e kulturën koreane dhe më  dha një  perspektivë  më  të  gjerë  për prejardhjen time. Mirëpo, para së  gjithash, sërish më  mori malli për Kosovën dhe për shoqërinë që  kam këtu. Për mua Kosova është  dhe do të  mbetet një  vend i rëndësishëm që  ka një  ndikim të  madh në  jetën time, thotë Eunji Lee.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat