Shtypi serb në alarm: “Skandali” në Paris, Thaçi u gjet pranë udhëheqësve më të fuqishëm botërorë - Bota Sot
Shtypi serb në alarm: “Skandali” në Paris, Thaçi u gjet pranë udhëheqësve më të fuqishëm botërorë

Lajme

Shtypi serb në alarm: “Skandali” në Paris, Thaçi u gjet pranë udhëheqësve më të fuqishëm botërorë

Nga: Sevdail Hyseni Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:30
Thaçi prapa Putinit

Siç bëjnë të ditura gazetat me tirazh më të madh në Serbi: “Blic”, “Kurir”, “Alo” etj, rregullimi i vendosjes së liderëve botërorë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, shkaktoi zhgënjim dhe pakënaqësi midis të pranishmëve.

Në vazhdim këto gazeta trumbetojnë se “Në qarqet diplomatike, mund të dëgjohet se radhitja ka qenë skandaloze, para së gjithash për shkak se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte në rreshtin e dytë, menjëherë pas presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shumë më larg.

Për shkak të kësaj dukurie, e cila hodhi hije në të gjithë evenimentin, përfaqësuesit diplomatikë nga shumë vende kërkuan një shpjegim nga francezët, të cilët, siç mësuam, dhanë sqarime se radhitja ishte sipas rendit alfabetik.

Image
Ballina e medias serbe

Vërejtje në këtë drejtim, ka pasur edhe nga përfaqësuesit e Malit të Zi, Turqisë, Irlandës dhe shumë të tjerë, thuhet mes tjerash në gazetat e Beogradit.

Prania e Thaçit në këtë eveniment me karakter botëror, si dhe pozicioni i tij reprezentatues në mediat e Kosovës u prezantua nga mediet në gjuhën shqipe si një njohje e veçantë për Kosovën, siç thuhet, Thaçi fitoi një vend qendror, krahas liderëve më të fuqishëm të botës, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, theksojnë, të alarmuara gazetat serbe.

Image
Thaçi pranë Putinit

Në këtë drejtim ka reaguar edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili për gazetarët, tha me një shqetësim të papërmbajtur: “Ishim të befasuar nga aranzhimi i vendosjes, nuk është e qartë pse renditja alfabetike është në radhë të parë e  jo meritat", më pas mundohet të arsyetohet se kinse Putini, nuk e paska njohur Thaçin, kur qenka përshëndetur me të.

Më pas të njëjtat burime serbe të informacionit, nxjerrin në ballinë titujt bombastikë: “Provokimi në Paris”, “Turp të keni!”, “Pështyrje në festën historike!”, “Lobistët shqiptarë u dhanë miliona euro francezëve për të vendosur Thaçin, afër liderëve botërorë”, e kështu me radhë.

Image
Ballina e medias serbe
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test