Ambasadori francez i kërkon falje Serbisë për ulësen e Thaçit në Paris, kështu ia kthen Vuçiqi

Lajme

Ambasadori francez i kërkon falje Serbisë për ulësen e Thaçit në Paris, kështu ia kthen Vuçiqi

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:07
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ishte i ulur afër liderëve më të mëdhenj në ketë ceremoni.

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me ceremoninë e  100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore të mbajtur në Paris, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ishte i ulur afër liderëve më të mëdhenj në ketë ceremoni.

“Ne jemi shumë të afërt me Serbinë. Serbia ka humbur pothuajse 3% të popullsisë në Luftën e Parë Botërore. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Paris. Unë mendoj se ishte një gabim për të ardhur keq dhe shpresojë që presidenti Vuçiq dhe populli i Serbisë e pranon faljen time”, tha ai.

Mondoloni vazhdoi duke thënë se imazhet e Parisit “tronditën zyrtarët dhe popullin serb” – por se ishte “e rëndësishme që nuk kishte mirëpritje protokollare për Kosovën më të rëndësishme se sa për Serbinë”.

“Thaçi ishte ndoshta në qendër të kamerave, Serbia kishte një rëndësi të madhe në Luftën e Dytë Botërore dhe Franca i caktoi një rëndësi të madhe asaj, po binte shi në Paris dhe në Beograd ishte një ceremoni e mrekullueshme dhe dua të falënderoj Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç në çdo rast ne duam të shënojmë një miqësi të fortë me Serbinë dhe presidenti ynë Macron do të vizitojë në fillim të dhjetorit dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse asnjë president francez nuk e ka vizituar Serbinë në 17 vjet “, tha Mondoloni.

Gjatë ceremonisë në Paris të dielën, presidentët francezë, amerikanë dhe rusë ishin ulur në rradhët e parë, së bashku me kancelaren gjerman. Pas Vladimir Putinit, në radhën e dytë, u ul Hashim Thaçi.

Në lidhje me këtë kërkim falje, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter” e falënderoi Francën për mesazhin e respektit për viktimat serbe të Luftës së Parë Botërore, që u transmetua nga ambasadori Frederik Mondoloni.

“Falenderoj Ambasadorin Mondoloni për fjalët dhe respektin e mrekullueshëm që ai tregoi për viktimat serbe. Serbia do ta mirëpres Presidentin Macron në një mënyrë madhështore,” shkroi Vuçiq. /Kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat