Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar vazhdimisht që produktet në treg të jenë cilësore dhe në harmoni me legjislacionin evropiane.
Në vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj me parë ka marr mostra të lodrave dhe ka dërguar për analiza në Holandë.
Pas pranimit të rezultateve, inspektorati i tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato.
“Gjithashtu kemi bërë takime të vazhdueshme dhe kemi dërguar informacione tek inspektoratet komunale që edhe në fshatrat më të thella të bëhet një inspektim i tillë dhe nëse gjendet lodra të tilla të largohen nga tregu”, thuhet në një komunikatë të MTI-së.
“Por duke pasur parasysh që këto lodra të lartcekura kanë qenë në përdorim për një kohë të gjatë në përdorim në Republikën e Kosovës dhe mund të gjenden edhe në shtëpitë tona, MTI njofton të gjithë qytetarët se këto lodra që shihen bashkangjitur në foto janë të rrezikshme në bazë të analizave që i kemi bërë në laboratorin SGS në Holandë, kërkojmë nga ju që sa më shpejt t’i largoni nga shtëpitë dhe t’i asgjësoni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.