Chepurin: Rusia e gatshme për bashkëpunim dhe ndihmë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajme

Chepurin: Rusia e gatshme për bashkëpunim dhe ndihmë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Aleksandër Chepurin

Rusia është e gatshme për bashkëpunim dhe ndihmë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kjo është deklarata të cilën e ka bërë ambasadori rus, Aleksandër Chepurin gjatë një takimi sot me presidentin e Serbisë, tha në një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq në Beograd.

"Siç ju tha presidenti ynë (Vladimir Putin), ka një vullnet absolut për bashkëpunim dhe ndihmë në zgjidhjen e kësaj çështje shumë të rëndësishme", tha diplomati rus.

Ai tha se Rusia është e interesuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është një kornizë ligjore që duhet respektuar me rastin e kërkimit për kompromis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat