Kryetari i Listës Serbe dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Salvadore Cuochi, janë takuar sot ku kanë folur për situatën aktuale të sigurisë në vend si dhe thellimin e bashkëpunimit.
Couchi ka thënë se KFOR nuk do të lejojë lëvizjet e njëanshme që mund të çojnë në eskalim të konfliktit dhe se të gjitha qëndrimet e kundërta duhet të zgjidhën në tavolinë.
Në anën tjetër Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Rakiq, ka thënë: “Për ne KFOR-i është e vetmja forcë ushtarake që njohim në Kosovë e Metohi, që brengoset për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen”.