Një diamant rozë, prej 18.96 karatësh, është shitur për një shifër rekorde prej 50 milionë frangash zvicerane (rreth 44.3 milionë euro) nga shtëpia e ankandeve Christie në Gjenevë.
“Pink Legacy”, ky është emri i gurit të çmuar, i zbuluar rreth një shekull më parë në Afrikën e Jugut.
Rekordi i mëparshëm për një diamant rozë u shënua në nëntor 2017 në Hong Kong nga “Promise Pink”, i shitur në ankand për 32.48 milionë dollarë.