Mesdheu është rajoni më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike

Lajme

Mesdheu është rajoni më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:51
Foto

Në Barcelonë është duke u zhvilluar takimi i tretë i Gazetarëve Ambientalistë të Agjencive të Lajmeve të Mesdheut, ku Shqipëria përfaqësohet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), që mbështetet nga Unioni për Mesdheun (UfM) dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Në këtë takim që u zhvillua më 13-14 nëntor në selinë e UfM-së në Barcelonë, morën pjesë rreth 50 gazetarë ambientalistë dhe shkencëtarë nga 20 vende të pellgut Mesdheut, por gjithashtu edhe hulumtues dhe ekspertë të fushës, OJQ dhe institucione ndërkombëtare.

Në këtë event u shqyrtuan çështje si tranzicioni energjetik në rajonin e Mesdheut, ekonomia rrethore dhe lufta kundër ndotjes nga plastika.

“Deti jonë luan një rol shumë kritik në ekonominë tonë dhe Mesdheu është një pikë turistike por edhe konservimi i mbushur plotë biodiversitet. Nuk mund të lejojmë që të vazhdojmë të kthejmë detin në një përzierje të ndotur me plastikë”, theksoi Antonio Troya drejtori i Qendrës për Bashkëpunim në Mesdhe i IUCN-së në hapje të këtij sesioni.

“Mesdheu është një prej rajoneve për të ndjeshme në botë ndaj efekteve të ndryshimit klimatik dhe degradimit mjedisor. Promovimi i një përgjigje të përbashkët nga vendet e rajonit ndaj kësaj sfide është në zemër të objektivave të Unionit për Mesdheun”, tha Jorge Borrego, zëvendëssekretari i përgjithshëm i UfM-së për Veprimit për Klimën dhe Energjinë.

“Jemi të lumtur që kemi mbledhur bashkë, nga të gjitha vendet anëtare të rajonit, gazetarë dhe ekspertë të mjedisit dhe ndryshimit klimatik, të cilët diskutuan këto ditë në Barcelonë prioritetet mjedisore të rajonit deri në 2030”, shtoi Miguel Garcia Herraiz, zëvendëssekretari i përgjithshëm i UfM-së për Ujin dhe Mjedisin./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat