MF dhe BB përmbyllin negociatat për një kredi mbi 14 milionë euro

Lajme

MF dhe BB përmbyllin negociatat për një kredi mbi 14 milionë euro

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:24
Ekipi Negociator për Projektin për Patundshmëri dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore

Ekipi Negociator për Projektin për Patundshmëri dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore ka përmbyllur në Prishtinë negociatat për kredi koncesionale për projektin për patundshmëri dhe infrastrukturë gjeo-hapësinore me Bankën Botërore, në vlerë prej 14.6 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, ky projekt ka për qëllim rritjen e cilësisë së administrimit të tokës, të dhënave, si dhe shërbimeve gjeo-hapësinore, rindërtimin e kadastrave, si dhe rritjen e transparencës përmes qasjes në këto të dhëna për të gjitha zonat kadastrale në Kosovë, përmes platformave të ndryshme elektronike, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe tregut të patundshmërive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat