Ambasadorja turke ka pësuar lëndime serioze trupore

Lajme

Ambasadorja turke ka pësuar lëndime serioze trupore

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:11
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është bërë pjesë e një aksidenti të trafikut në fshatin Mramor. Kiliç ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK. Për gjendjen e ambasadorës ka folur për media Avdush Bajgora shef i repartit të Emergjences në QKUK.

 Ai ka thënë se Kiliç gjendet në spital dhe pritet që në vijim  t'i bëhet edhe një CT abdominale.

 “Ambasadoren e kam pranuar unë si shef i ekipes së reanimimit dhe gjatë pranimit ajo ka qenë e vetëdijshme. Janë bërë menjëherë analizat biokimike dhe hematologjike. Pastaj janë kryer edhe diagnostikimi tomografik dhe është konstatuar se ajo ka frakturë të klavikulës, frakturë të katër brinjëve në anën e majtë, kontuzione hemorragjike në mushkëri dhe si pasojë gjendja e saj është serioze por jashtë rrezikut për jetë". 

Bajgora ka thënë se Kiliç gjendet në spital dhe pritet që në vijim  t'i bëhet edhe një CT abdominale.

"Ende gjendet ne spital dhe pritet qe ne vijim  t'i behet edhe një CT abdominale”, ka thënë për Express, Avdush Bajgora shef i repartit te Emergjences në QKUK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat